
​GJIMNAZI

"QEMAL STAFA"
Historiku i gjimnzit tone
Hapat e zhvillimit te arsimit te mesem ne kryeqytet, dhe ne te gjithe vendin, nisen me hapjen e gjimnazit te pare shteteror, me 1925, kur kryeministri i asaj kohe Ahmet Zogu me ane te nje dekreti, urdheroi celjen e liceut te Tiranes. Ky vendim, perpos te tjerave, do te shenonte lindjen e nje tradite ; nje tradite qe do te pasqyronte vlerat e nje populli arsimdashes e atdhetar. Shkolla, e celur fillimisht me nje drejtor, kater profesore, 2 mesues dhe 25 nxenes, do te radhitej nder vite si shkolle elitare e arsimit kombetar, duke luajtur nje rol te rendesishem ne progresin e tij. Mesuesit dhe nxenesit e ketij gjimnazi kane dhene nje kontribut te pacmueshem si pjese e shkences dhe kultures shqiptare. Ata kane qene njerez te shquar qe kane bere emer ne fusha te ndryshme duke shkruar keshtu me germa te arta historine e suksesit te ketij gjimnazi. Pjese e stafit pedagogjik te kesaj shkolle kane qene personalitete te artit, kultures dhe shkences shqiptare si : Mesuesi i popullit Zoti Anton Deda drejtor i shkolles ne vitin 1940-1944 , Lasgush Poradeci, Nonda Bulka, Abdurrahim Buza, Skender Luarasi, Arshi Pipa, Vedat Kokona, Anton Mazreku, Minella Karajani, Mark Gurakuqi, Kostandin Trako, Naun Stralla, Lirak Dodbiba, Skender Anamali, Nexhat Hakiu, etj. Tetembedhjete prej tyre jane "Mesues te Popullit" dhe dymbedhjete "Mesues te Merituar". Te njohura jane tashme kontributet e kesaj shkolle dhene edhe per zhvillimin e arsimit shqiptar permes figurave te njohura te profesoreve Aleksander Xhuvani, Eqerem Cabej, Aleks Buda, Dhimiter Shuteriqi, Petraq Pepo, Gjergj Canco, Sali Ceka, Qazim Turdiu, Aqif Selfo, Ahmet Gashi, Avni Zajmi, Qamil Bala, Vangjel Gjikondi, Mihal Sherko, Karl Gurakuqi, Hysni Babameto, Safet Butka, Gavril Meksi, Aleko Tashko, Mihal Zallari, Stefan Prifti, Kadri Baboci, Siri Shapllo, Gaqo Marko, Rudolf Papristo, Fadil Repishti, Sadete Cuci, Ibrahim Babamusta, etj. Personazhe te njohur te jetes politike dhe shoqerore, si ish-president i Republikes Alfred Moisiu, te cilet arriten te drejtojne deri na majat e piramides se shtetit shqiptar, ishin pjese e ketij gjimnazi. Nje kontribut te jashtezakonshem dha kjo shkolle, me personalitetet e saj, qofshin nxenes apo mesues, ne Lufte. Sot ky gjimnaz krenohet me 75 deshmoret e saj, 13 prej te cileve "Heronj te Popullit" si : Qemal Stafa, Vasil Shanto, Ali Demi, Themo Vasi, Margarita Tutulani, Shyqyri Ishmi, Shejnaza Juka, Skender Caci, Asim Zeneli, Manush Alimani, Nazmi Rushiti, Myslim Keta dhe Alqi Kondi. Ne vitet 1947-1948 shkolla mori emrin "Qemal Stafa" ne nderim te ish-nxenesit te saj, i vleresuar per inteligjencen dhe talentin e tij. Per kontributin dhe vlerat e tij, Qemal Stafa, u be heroi i pare i vendit, per nderin tone dhe te shkolles.

